#tvora #rtvoranews
Pak orë nga mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore (ora 17:00) ndërkombëtarët kanë intensifikuar takimet dhe mesazhet drejtuar palëve politike me qëllim gjetjen e "kompromise konstruktive". Gjithashtu ata janë gati të ofrojne mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike.
Objektivi- Reforma zgjedhore është kthyer objektiv i politikës dhe ndërkombëtarëve në ditët e fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rritur presionin ndërsa janë angazhuar ndjeshëm për të inkurajuar palët politike në vend drejt konsensusit për ligjin zgjedhor.
Takimet intensive te ambasadores SHBA- Ambasadorja Juri Kim, pas disa takimesh me kryeministrin dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, të mërkurën ka thirrur në takime të ndara anëtarët e këshillit polik.
Sot shefja e diplomacisë amerikane, u takua edhe me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi, ku reforma zgjedhore dhe çështjet e integrimit kanë dominuar bisedën e cila ka zgjatur rreth 60 minuta.
Burimet nga Ambasada Amerikane bëjnë me dije se zonja Kim është takuar edhe me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe Oerd Bylkbashin, ndërsa pritet që të takohet me Petrit Vasilin gjatë drekës.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/edhe-3-dite-yuri-kim-takim-me-keshillin-politik-reformen-zgjedhore
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp