Teatri/ Hajdari në Kuvend Ramës: Je shndërruar në një Nikola Gruevski, do kesh të njëjtin fat

Top Channel Albania 2020-06-03

Views 0

Një grup deputetësh të opozitës parlamentare kanë thirrur në një interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, mes tyre edhe Rudina Hajdari.


?Interpelancën me Ramën e kërkova unë. Nisa duke lexuar titujt e mediave ndërkombëtare për Teatrin. Por Rama nuk i dëgjoi ata zëra kundërshtues. Ke 7 vite Rama si kryeministër dhe një botë e tërë po shikon fytyrën tënde barbare. Ke pasur një obsesion me këtë teatër, me atë truall, sepse po të ishte diku tjetër s?do e kishe këtë obsesion.

Sepse ju duhet për kulla, e mbaj mend kur erdhët në këtë Parlament me propozimin tuaj të parë për këtë gjë. Ju zoti kryeministër vazhdoni të abuzoni me pushtetin. Ajo që më habit është se deri ku shkon për të marrë atë truall.

Si do e ndërtosh tani, kur thua se nuk ke para, më e keqja e shkatërrimit ka qenë ajo ora 4 e mëngjesit. Aty ka patur njerëz, dhe ju prapë e shkatërruat duke bërë kështu një tentativë për vrasje. Pse e bën këtë? Na i shpjegoni si i bëtë ato akte barbare? Zoti kryeministër do vini këtu dhe të ma shpjegoni, të tregoni se cfarë keni bërë me këtë vend.

Kullat e Tiranës janë fakt, betonizimi është fakt, rrafshimi i Tiranës është fakt, dhe çfarë keni bërë ju, jeni shndërruar në një Nikola Gruevski.
Sot ju jeni po ai njeri, dhe do keni po të njëjtin fat?, tha ajo.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#RudinaHajdari#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form