Qeveria do të vendosë për gjendjen e jashtëzakonshme

alsatmtv 2020-06-02

Views 0

Në orët e pasdites, në seancë Qeveria pritet të vendosë nëse do të propozojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Vendimi i Qeverisë do të vijë një ditë përpara skadimit të gjendjes së tretë të jashtëzakonshme e cila ka qenë në fuqi dy javët e fundit.

Do të shkëmbejmë informacione në kuadër të institucioneve dhe sigurisht nëse vlerësohet se duhet të kërkohet gjendje e jashtëzakonshme, do ta bëjmë atë. Megjithatë, një gjë është e sigurt, shteti nuk mundet non-stop të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme. Shteti duhet të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme dhe që kjo të ndodhë duhet të plotësohen kushtet - tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Në rast se Qeveria propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për herë të katërt, vendimi për shpallje është në dorën e Presidentit Stevo Pendarovski. Presidenti për situatën me virusin do të mbledhë përsëri Këshillin e Sigurisë, të shtunën.

Ndërkohë, nga gjendja e jashtëzakonshme varet edhe data e zgjedhjeve. Dekreti në fuqi i Qeverisë për zgjedhjet parashikon mbajtjen e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Megjithatë, nëse gjendja e jashtëzakonshme nuk vazhdon edhe pas të shtunës, deri më 5 korrik, si datë eventuale e përfolur për mbajtjen e zgjedhjeve, mbeten edhe 35 ditë. Vendimi i Qeverisë dhe më vonë i Presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme pritet ta qartësojë edhe këtë ngatërresë juridike rreth këtyre afateve. Së fundmi, partitë kanë diskutuar edhe për një alternativë tjetër, ndryshimin e datës së zgjedhjeve në dekretin tashmë të nënshkruar për zgjedhjet e parealizuara të 12 prillit, nga kryeparlamentari Talat Xhafeti. Kreu i Kuvendit kohë më parë kishte hedhur poshtë mundësinë e çfarëdo veprimi tjetër nga ana e tij dhe nga ana e Kuvendit, duke e cilësuar këtë si juridikisht të pamundur pas shpërndarjes. Megjithatë, tani ai ishte i pakapshëm për të sqaruar nëse kjo alternativë për të është ose jo e pranueshme dhe e zbatueshme.

Fatlume Dervishi

Share This Video


Download

  
Report form