http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë të mërkurë ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj zhvilloi një tur takimesh me bizneset e vogla për ti sqaruar mbi ndihmat e dhëna gjatë kohës së pandemisë. Denaj bën me dije se paketa e dytë për pagën e luftës do të ndryshohet.ANILA DENAJMINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISEka shumë biznese të vogla, ku në pjesën më të madhe kanë qenë të mbyllur. Duke qenë kështu, sigurisht kanë përfituar nga paketa e parë, ajo e pagës për tre muaj, e pagës minimale. Jo të gjithë personat të cilët janë përfitues të paketës së dytë, kanë arritur që brenda afateve kohore ta marrin paketën e dytë. Kemi propozuar disa ndryshime proceduriale, të cilat do të tejkalojnë disa nga vështirësitë operacionale.Edhe 38 mijë personat që humbën punën për shkak të pandemisë, do të marrin pagën e luftës pavarësisht nëse biznesi nuk aplikon.DELINA IBRAHIMAJDREJTORE E PERGJITHSHME E TATIMEVEQë nga momenti i miratimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të afishojë në faqen e vet zyrtare të gjithë tatimpaguesit që do të jene përfitues të këtij ndryshimi, si dhe gjithë individët përfitues, që të kenë kohë që deri në datën 5 qershor të aplikojnë njësoj siç ka qenë procedura e aplikimit për paketën e dytë, pra nëpërmjet portalit e-filing. Pas datës 5 qershor, nëse bizneset nuk do të aplikojnë, ne do t?ua kalojmë automatikisht të gjithë individëve, të cilët duhet të përfitojnë nga paga e luftës dhe do të përfitojnë nga kjo pagë, duke arritur vlerën 176 mijë persona. Aktualisht janë rreth 65 mijë individë që kanë përfituar pagën nga paketa e parë dhe rreth 109 mijë të tjerë që kanë marrë 40mijë lekë nga paketa e zgjeruar.