Wake Up/ Ilir Shaqiri: Marr shumë mesazhe nga shqiptarë që pse nuk i ke mësuar vajzës shqip

Top Channel Albania 2020-05-27

Views 3

Projekti "Bugie Meravigliose? klipi i ri i vajzës së balerinit Ilir Shaqiri ka bashkuar si asnjëherë më parë në një projekt muzikor babë e bijë. Kënga vjen në gjuhën italiane. Emily është lindur dhe rritur në Itali dhe raportin me shqipen nuk e ka shumë të mirë. Sot balerini Ilir Shaqiri dhe vajza e tij Emily në një intervistë dyshe në Wake Up na treguan jo vetëm detaje të projektit por Iliri e pa të nevojshme të sqaronte dhe t'i jepte përgjigje edhe shumë mesazheve që siç tha balerini i vijnë për arsyen se përse Emily nuk flet shqip. "Unë marr shumë mesazhe nga shqiptar që më thonë pse nuk i ke mësuar shqip vajzës dhe dua ta sqaroj këtë pjesë. Emili kupton shumë mirë shqip dhe shqipen e praktikon më shumë kur vijnë gjyshërit nga Tirana, por praktika me një gjuhë të huaj siç është shqipja për Emilin, e cila është lindur në Itali dhe ka rreth shoqëror italian është pak e vështirë"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form