Valbona në kolaps, anulohen të gjitha rezervimet

RrezeDielliOfficial 2020-05-27

Views 0

Zhvillimi i vrullshëm i turizmit malor në zonën e Valbonës po nxit zinxhirin mbështetës për sektorin, duke ndihmuar qytetin verior të dalë nga varfëria. Mirëpo situata aktuale, duket se ka ndikuar mjaft, në ngadalësimin e turizimit në këtë zonë, e cila gjatë kësaj periudhe ka pasur mjaft anullime të pronotimeve nga turistët e ndryshëm, shqiptar por edhe të huaj. Në një intervistë për ?? Rreze Dielli??, pronarja e një prej bujtinave familjare të zonës,Edmira Selimaj tregon për iniciativën e saj për të ngritur një bujtinë, por edhe për situatën aktuale.
?? Mendova që shtëpinë time ta kthej në bujtinë dhe vitin e kaluar kemi pasur shumë vizitorë nga të gjitha vendet e Shqipërisë por edhe të botës. Bujtina ime është dy kate, por jemi në process ndërtimi, katin e parë e kam vënë totalisht në punë para dy viteve, ndërsa katin e dytë po investoj, kisha menduar që ta hapja tani por pandemia na bllokoj pak, dhe na bllokoj edhe punimet?? shprehet ajo.
Edmira Selimaj thotë se pandemia, ka ndikuar shumë duke anulluar të gjitha rezervimet:


??Deri në mars kemi pasur rezervime, por nga marsi na janë anulluar të gjitha rezervimet ?? .


Ndërsa përsa I përket, situatës së turizmit se si do të vazhdojë kjo verë, për bujtinat dhe të gjithë Valbonën, të cilët e kanë si burimin kryesor të të ardhurave turizmin ajo shprehet kështu:
?? Ne mendojmë se do të jetë një vit I vështirë, për arsye se ne jemi fund I majit, dhe gjithë vendi është I bllokuar dhe përderisa gjithë vendi është I bllokuar dhe turistët nuk kanë me cfarë të vijnë. Por shpresojmë që vendi të hapet, të hapen kufinjtë, na duhet kufiri me Kosovën, dhe kemi shumë problem Kosovën, dhe shumë gjynah që kemi kufinj me Kosovën dhe shpresojmë që të paktën të hapen që korrik, gusht, shtator të kemi një fluks turistash sic kemi pasur gjithmonë por mbetet me pikëpyetje ?? .
Ndërsa tregon se një pjesë e madhe e turistëve që vizitojnë Valbonën janë të huaj, nga shumë vende të botës, të cilët mbeten të mrekulluar nga bukuritë e Valbonës.

Share This Video


Download

  
Report form