Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Deputetët e Partisë Demokratike me mungesën e gjatë në parlament duke filluar që nga dita e nesërme do të humbasin jo vetëm mandatet por edhe rrogat. Paralajmërimin e ka dhënë Spartak Braho, kreu i komisionit parlamentar të mandateve i cili ka deklaruar se deputetët demokratë që humasin mandatet do të zëvendësohen me të tjerë nga listat e partive politike.
Spartak Braho, deputet i PS:- ?Mandatin nuk ja heq as Braho as Gjinushi, mandati mbaron?.
Për Brahon nuk ka pse të pyetet më parë Gjykata Kushtetuese pëe skadimin e mandateve.
Spartak Braho, deputet i PS:- S?parashikohet në ligj për tju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në këto raste?.
Ndërsa nënkryetari i parlamentit Dokle ka theksuar se fati i demokratëve është në duart e Gjykatës Kushtetuese.
Namik Dokle, Nënkrytar i Parlamentit:- ?Është e percaktuar qartë që deputeti humbet mandatin kur mungon pa arsye në parlament për 6 muaj me radhë. Është apo nuk është arsye mungesa e deputetëve të PD, kjo nuk i mbetet për ta përcaktuar parlamenti, por i mbetet organeve që interpretojnë Kushtetutën?.
Përballë paralajmërimeve të pozitës, demokratët janë të lëkundur. Një pjesë i vjen reth e rrotull parlamentit ndërsa të tjerët deklarojnë se mandatet nuk ua ka dhënë as Braho e as Gjinushi.
Genc Pollo, Nënkryetar i PD:- ?Aventurat e Gjinushit nuk më interesojnë?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/