Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkon nga politika shqiptare që të arrijë konsensusin për reformën zgjedhore brenda afatit që janë zotuar, 31 maj, pra për 5 ditët e ardhshme gjithçka të jetë e kopsitur. Deklaratën ambasadorja e SHBA-së e bëri pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu, që zgjati për më shumë se një orë, rreth 90 minuta