#tvora #rtvoranews
Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, tha se Rama po përdor dhunën për të treguar forcën dhe kjo tregon që kjo është një regjim në ikje.
I ftuar në emisioin Ditë e Re me gazetarët Ariola Shehu dhe Arjon Muça në RTV Ora, ai deklaroi se problemi i Ramës është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë, sepse do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve.
Çlirim Gjata: ''Ai përdori dhunën për të treguar forcën, tregon se është një regjim në ikje. Kemi përplasje që akoma nuk e kanë kaluar cakun e policit por në momentin që e kalon do kalojë tek qeveria sepse ekonomia është në krizë të tmerrshme. Tani doli që kishin lekë. Tani që ra tërmeti dhe pandmeia bëri hatanë. Këtu problemi është pastrimi i 200 milionë eurove të krimit të organizuar dhe të oligrakëve në atë tokë. Do ndërtohen 6 kulla deri në 40 kate ku do shkojë deri në 10 mijë euro metri katror i dyqaneve. Faktori ndërkombëtar nuk foli kur Shqipëria u kanabizua 100%, nuk foli kur këtu po vidheshin zgjedhjet e po bliheshin me krimin e organizuar, me shefat e komisariateve, të arsimit, administratës. Faktori ndërkombëtar nuk foli për këto. Nuk foli për teatrin. Gjysma e botës kanë shkruan për teatrin në formë kritike.''
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/gjata-ne-truallin-e-teatrit-do-ndertohen-6-kulla-metri-katror-i-dyqaneve-do-shkoje-10-mije-euro
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/fnsiKk6doKQ
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp