Violeta Bejleri, zonja qe prej 23 vitesh jeton në një kabinë elektrike

RrezeDielliOfficial 2020-05-27

Views 5

Kjo është historia e zonjës që nuk e ka hequr kurrë kapelen. Violeta Mita Bejleri është sot 77 vjeç, por gjatë gjithë jetës së saj, ka qenë aq e lidhur me të bukurën, sa vendosi që veshjen e saj ta pagëzonte përjetësisht me këtë aksesor, duke mbledhur kështu një koleksion të konsiderueshëm kapelesh. Në një intervistë në studion e ?? Rreze Dielli?? ajo tregoi historinë saj, të mbushur me frymëzim dhe shpresë.

Edhe sot, Violetës i pëlqen shumë të vishet e të mbahet. Thotë që e ka si një lloj psikoterapie këtë gjë, ndaj dhe ndërrohet dy-tre herë në ditë, gjithmonë e kombinuar nga maja e këmbës, deri tek kapelja.

?? Po nuk u kombinova unë nuk dal as tek buka, gjërat e thjeshta jo kështu kaq klasike, por prap me kapele. Kapelja është me mua gjithmonë, dhe të thash e kam trashëguar dhe dahurinë, dhe të gjithë miqtë, nusja, të gjithë më dhurojnë kapele. Dhe nga Belgjika madje, një beretë të bukur, edhe atë e kombinova, jeshile është ajo. Kështu që mua më punon mendja si të kombinoj, si të vishem, por i kam në mendje, s?ka nevojë të lodhem shumë. I kam të gjitha nuancat ?. I kam vërtet qejf dhe janë bërë njësh me mua tani. Unë kam numëruar 60, në atë vend që është bërë si një garderobë e vogël, kam dy kuti që i kam mbuluar me një vello se ka pluhur?? , shprehet ajo.

Violeta ka gjithmonë një këndvështrim tjetër për botën. E gjen të bukurën aty ku nuk shihet, e nëse ajo s?ekziston fare, Violeta e krijon atë.

Mirëpo nëse ju duket si një zonjë, e cila jeta e ka trajtuar shumë mirë dhe mund t?ju jetë krijuar përshtypja se ajo është njeriu që jeta ia ka sjellë mbarë të gjitha, në fakt kjo është vetëm sipërfaqja e bukurisë së saj. Pasi ashtu si shumë histori shqiptarësh, ajo humbi shtëpinë në firmat piramidale dhe sot jeta e saj strehohet në një kabinë elektrike, midis telave dhe kabllove të rrymës elektrike.

?? ishte ai viti, që do thosha Marsi i thyer, i gjakosur i vitit 97? ?..dhe si të gjithë për të rregulluar fëmijët, se me fëmijët jeta merr kuptim. Mirëpo për ata fëmijë bëmë atë gabim. E shitëm shtëpinë, mirëpo firmat u mbyllën, I dërguam paratë në një firmë dhe tani që të merrnim dhe t?i rregullonim me shtëpi të dy djemt, këtu e kishim hallin. Mirëpo humbën sepse ishte fundi, kështu që kanë qenë ditë pa ngjyra. Mendoja t?i jepja ndonjë rreze dielli sepse ishte e vështirë me qera. Unë në pension ndërsa im zot vazhdonte punë por ishte e vështirë sepse djali ishte akoma student në konservator. Të rrije me qera ishte e pamundur, pastaj u krijua mundësia, ajo që them unë që më e mira do bëhët. Im zot punonte në elektrikë, ishin liruar këto gabinat, por ki parasysh si ishte një kabinë ku ka një transformator gjigandë. E kishin hequr atë, por ishte?. megjithatë unë I hyra e pastrova vet. Edhe pasaj tër kohën e rregulluam, pastaj gjithnjë mendoja se ka lartësi, që kjo duhet të mbushet që të ketë dritë, që mua sa herë të hy të ndihem mirë, të kem një dhomë të madhe dhe të shuaj atë pjesë jete, por nuk shuhet?por e dhimbshme. Ne aty kemi 23 vjet ? : ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS