Report TV -Lehtësimi i masave, Rama: Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor, por jo plazhet

Report TV 2020-05-27

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

"Shumë komentuar nga padituria shajnë e mallkojnë për fashën e orarit. E gjithë dinamika e kësaj lufte që do të njëjtë gjithnjë e më shumë betejë me veten në radhë të parë varet nga niveli i ekspozimit të popullatës ndaj virusit. Faza dy nisi me lehtësi me zona dhe fasha të ndryshme dhe nuk është më e vështirë për t'u kuptuar se dita e shtunë dhe diel ka një rrezik më të madh ekspozimi, pasi ka dyndje të makinave dhe qytetarëve. Jua kam thënë që ditën e parë se çfarë lufte nervash dhe prove ekstreme durimi do të ishte e tërë kjo dreq historie. Nëse dikush bën të zgjuarin se kjo i duket e kot dhe nuk numëruam mirë me qindra të vdekur, e vërteta është se pikërisht pse bëmë atë që bëmë nuk patëm vuajtje të tmerrshme. Mos me tregoni Suedinë dhe mos i quani komplote të mia këto masa. Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy. Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form