Report TV - Tiranë/ Biznesmenit me të shkuar kriminale i vjedhin 250 mln lekë nga 'Range Rover'

Report TV 2020-05-27

Views 3

TIRANË- Një biznesmen me të shkuar kriminale ka rënë pre e vjedhjes, ku autorët i kanë marrë një sasi prej 250 mln lekësh të vjetëra! Këtë shumë të madhe të parave biznesmeni i identifikuar si Flamur Behi e kishte me vete në makinën e tij 'Range Rover', ku autorët të cilët dukeshin që kishin informacione, pasi e kanë vëzhguar për një kohë të gjatë, kanë arritur t'i vjedhin kur ai ishte futur në një qendër tregtare. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet.

Sasia e parave ishte në valuta të ndryshme, pasi burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 20 milionë lekëve të reja dhe 50 mijë frangave dhe nuk dihen ende se përse ky biznesmen lëvizte me një shumë kaq të madhe parash me vete në makinë. Dy autorët e kësaj grabitjeje janë arrestuar 48 orë më vonë, ku i janë sekuestruar edhe një pjesë e parave. Në pranga ka rënë kanë rënë Donald Hoxha 27 vjeç dhe Gentian Kane 44 vjeç, të cilët duket se gjatë kësaj kohe kanë nxituar të kryejnë blerje, pasi kanë kishin shpenzuar një pjesë të parave. Ato arritën të vidhnin 20 mln lekë të reja dhe 50 mijë franga, e ndërsa iu sekuestruan 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga, që do të thotë se 2.5 mln lekë i kishin shpenzuar.Po kush është Flamur Behi? Flamur Behi është pronar i shumë fabrikave dhe bizneseve, ndër të tjera edhe i një fabrike cigaresh. Më saktësisht ai merret me import, eksport, tregtim cigaresh dhe artikujsh të ndryshme. Sakaq Behi rezulton edhe pronar i kompanive të ndërtimit, që mund të përfitoj fonde publike dhe jo publike të objekteve shumë të rëndësishme si rrugëve, urave, tuneleve e veprave të artit. Gjithashtu nga burime të Report TV mësohet se Behi është një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, vjedhjeve dhe prostitucioni.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS