Policia në Hong Kong ka përdorur gazin lotsjellës kundër protestuesve që merrnin pjesë në demonstratën e parë pro demokracisë që kur Kina njoftoi planet për të aplikuar një ligj të ri për sigurinë në territor.
Qindra demonstrues marshuan në qendër të qytetit. Më herët, 200 politikanë nga e gjithë bota, lëshuan një deklaratë për shtyp në të cilën kritikonin planin e kinës. Firmëtarët e quajtën atë një sulm të gjerë mbi autonominë e qytetit, sundimin e ligjit dhe liritë themelore. Kina po kërkon të miratojë një ligj që ndalon tradhtinë, ndarjen dhe subversionet në territor. Ajo ka hedhur poshtë akuzat se legjislacioni do të dëmtonte investimet e huaja në Hong Kong, një qendër të rëndësishme financiare, dhe ka paralajmëruar që vendet e tjera të mos përzihen.
Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, që konsiderohet si pjesë e kastës politike pro Pekinit, ka premtuar mbështetje të plotë për ligjin e propozuar dhe tha se liritë e qytetit do të mbeten të paprekura.
Por, protestuesit u mblodhën në disa zona të qytetit duke hedhur sloganë kundër qeverisë dhe duke mbajtur në duar banderola. Sipas tyre, me ligjin e ri, njerëzit mund të përfundojnë në burg vetëm për atë që thonë, e që nuk i pëlqen qeverisë. Policia e ndërhyrjes së shpejtë, përdori gazin lotsjellës ndaj demonstruesve, që mbanin maska për tu mbrojtur nga koronavirusi. Më herët autoritetet kishin paralajmëruar kundër tubimeve të paautorizuara dhe ndalimit të demonstrimeve të mëdha publike në kuadër të masave të distancimit social.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HongKong#Proteste#TopChannel