Veliaj flet per teatrin: Ne Shtator duhet te kete filluar puna

RTV KLAN 2020-05-27

Views 1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një tjetër familje, shtëpia e të cilëve u rindërtua pas tërmetit të Shtatorit. Veliaj u shpreh i lumtur që kjo familje e gjen festën e Bajramit nën strehën e një çatie të re.

Ai theksoi se javën tjetër do të fillojë rindërtimi i 870 shtëpive të reja. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Tiranës, tha se kur bëhen bashkë shqiptarët, ndodhin gjëra të mrekullueshme.

Ai përmendi disa nga punët që janë bërë gjatë kohës që ka drejtuar Tiranën si sheshin ?Skënderbej?, liqenin, Pazarin e Ri, Kalanë e Tiranës, Bulevardin e Ri dhe stadiumin.

Radhën sipas Veliajt e ka Teatri Kombëtar. Kryebashkiaku i Tiranës tha se deri në fund të verës do të vijojnë punën arkitektët për të detajuar projektin, ndërsa kantieri do të nisë së punuari në Shtator.

?Sigurisht bashkë do të bëjmë edhe teatrin dhe do të fillojmë shumë shpejt nga puna. Në fund të verës, të gjithë arkitektët do të vazhdojnë punën që të detajojmë projektin dhe pastaj kur të rifillojë jeta në Shtator të ketë filluar edhe ai kantier i ri?, tha Veliaj./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form