Nuk ka date per zgjedhjet, partite nisin fushaten |Lajme-News

RTV KLAN 2020-05-27

Views 0

Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin e parë të mundshëm, sipas mundësive ligjore dhe situatës me epideminë. Ka qenë ky mesazhi i socialdemokratëve të cilët gjatë ditës së sotme kanë mbajtur takime koordinative me kandidatët për deputetët në disa Njësi Zgjedhore të Vendit.

?Me Kuvend të shpërbërë, me qeveri teknike e cila kishte mandat për ti organizuar zgjedhjet më 12 prill. Për këtë shkak, porosia ime sot është: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem!?.

Zaev tha se dëshiron zgjedhje ku do të marrë pjesë edhe opozita, dhe se po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet e partisë që kjo të ndodhë, por kërkoi edhe nga VMRO DPMNE që të marrin përgjegjësinë që u takon. E nga ana tjetër, kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski, mbrëmë shprehu gatishmërinë që të bisedojë me pushtetit.

?Ne jemi këtu, të gatshëm për kompromis. Pozitat dhe argumentet tona janë të qarta, nëse ka argumente tjera që me të vërtetë mund ti pranojmë, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm për kompromis?.

Përfaqësues të LSDM-së gjatë ditës kanë theksuar se ende nuk ka një marrëveshje për takim të ri liderësh tek Presidenti Pendarovski, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të arrihet konsensusi rreth datës së zgjedhjeve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form