Qytetaret levizin sipas deshires |Lajme-News

RTV KLAN 2020-05-27

Views 0

Rregullat e kësaj fundjave i ngjanë së kaluarës po aq sa dëshira e qytetarëve për të mos i zbatuar ato.
Edhe kërkesa e kryeministrit për t?ju përmbajtur të njëjtave masa duket se nuk është zbatuar. Në fashat orare të rezervuara për pensionistët e më tej për nënat me fëmijë, në rrugë u panë të gjithë. Mbajtja e distancave ishte thuajse e pamundur.
?Mesa duket i është lënë vetëm ndërgjegjes së qytetarëve për të zbatuar ose jo masat e Covid -19. I dukshëm është fakti që edhe maskat, aq shumë të këshillueshme gjatë daljeve, mungojnë pasivisht?.
?Jam duke lëvizur me dezinfektantë me vete, ruajmë distancat dhe aq... Çfarë kishim për të bërë është bërë, jo gjithçka është në dorën tonë. Tani duhet të hapet edhe për bizneset?, thonë qytetarët.
Edhe një pjesë e bizneseve ngritën qepenat edhe pse të vetmet që lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën 21:00 janë farmacitë dhe dyqanet ushqimore.
Disa nga kafenete u mbushen plot. Në rrugë u panë të lëvizin dhjetëra automjeteve, përfshirë makina private e taksi, edhe pse lëvizja në fundjavë sipas Aktit Normativ kërkon ende një autorizim të motivuar në zonat e kuqe.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form