http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të premteje në lulishten në qendër të qytetit të Beratit, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.I mituri nga komuniteti rom ishte në park me nënën e tij, kur për një moment u shkëput ajo për të luajtur ndërsa fatkeqësisht ra në kontakt me percjellesit e energjise elektrikë qe perdoren per ndriçim.I mituri u transportua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.Lidhur me këtë ngjarje policia nis një hetim ndaj drejtorisë së ndriçimit në bashkinë e beratit, e cila pavarësisht se një fëmijë humbi jetën ende nuk ka marrë asnjë masë për të ndërhyrë në rrjetin elektrik të amortizuar që furnizon me energji lulishten në qendër të qytetit.