40 të infektuar me virus në 24 orët e fundit

alsatmtv 2020-05-26

Views 0

Janë regjistruar edhe 40 raste të reja me virusin korona në vend gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i të prekurve që nga 16 prilli, kur u shënuan 107 raste brenda një dite. Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se kujdesi duhet të jetë i shtuar edhe pas lehtësimit të masave.

 Ministria e Shëndetësisë

?Sot u diagnostikuan në Shkup 26 persona, Tetovë 10, Kumanovë 1, Prilep 1, Veles 1 dhe Manastir 1?

Ndërkaq, në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ndërroi jetë 56 vjeçarja, paciente nga Prilepi, e hospitalizuar që nga 12 maji, duke e çuar numrin në 111 të vdekur.

Për dallim nga ditët e kaluara edhe numri i të shëruarve është më i ulët. Janë shëruar 11 persona edhe atë në Shkup 2, Prilep 4, Veles 2, Koçan 2 dhe Shtip 1.?

Të dhënat kanë të bëjnë me 549 testet e kryera, duke e çuar numrin total të testeve në 23316. Nga 209 testimet e skriningut të bëra dje, pozitive rezultoi edhe një e punësuar në një çerdhe të Shkupit duke e çuar ne tre numrin e puninjësve të çerdheve me COVID-19. Bilanci aktual i pandemisë është 1898 të prekur, 1378 të shëruar dhe 409 raste aktive me CoVid-19.

Përgatiti: Adnan Qaili

Share This Video


Download

  
Report form