Hajdari: Ndryshimin e sistemit e duan dhe të huajt! Rama i mban për fyti deputetët për teatrin

Report TV 2020-05-26

Views 0

E indinjuar, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të cilin ka këmbëngulur gjithnjë, për të cilën thotë se ka dhe mbështetje e ndërkombëtarëve. Ajo u është drejtuar deputetëve socialist pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit, e ndërsa ka ftuar opozita të rikthehet në tryezën e Këshillit politik.Nëse nuk ndryshojmë sistemin e kemi të pamundur që të ndryshojmë një Shqipëri që është vjedhur, fundosur. Çdo gjë ka marrë fund, se e ka marrë peng politika. Sot qytetarët shqiptar duhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për familje, se Shqipëria ka pasuri natyre. Edhe pse jemi një vend i pasur, me naftë, krom, me dete, janë të grabitur nga 5 njerëz. Ti lind me borxhe. Enver Hoxha ka vdekur në 1985, ca po bëjmë ne. Pse nuk e mbron asnjëri nga ju teatri, ju mban me litar prej fyti kryetari i partisë suaj. SHBA dhe ndërkombëtarët po e çojnë idenë përpara, duhet ndryshimi i sistemit, se politika e këtij vendi e ka marrë peng këtë vend. E latë Shqipërinë në duart e socialisteve duke braktisur mandatet, hajde të luftojmë këtë vend", tha Hajdari, fjalim i cili ka marrë duartrokitje nga deputetët e opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS