TIRANË-Ka zgjatur 2 orë protesta e tretë e Aleancës për Teatrin e mbështetur nga opozita, para Ministrisë së Brendshme, një tubim i qetë dhe pa incidente si dy të parat. Protesta nisi me firmosjen e një peticioni ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte, siç ishte dhe nga 22 maji, ky peticion do të shkojë qytet më qytet për t'u firmosur.