DAP: Pagesat në PSP, fshehtësi tatimore

alsatmtv 2020-05-20

Views 0

Prokuroria e rregullt e ka shqyrtuar buxhetin e PSP-së për këtë vit. Por askush nuk shpjegon se si paguhen punonjësit e prokurorisë së shuar. Institucionet ngrenë super për metodën e pagesës. Burime të Alsat thonë se sipas iniciativës së administratorëve në PSP, DAP-i me forcë ua ka paguar pagat e tanishme, si dhe ato për vitin 2020. Nga DAP-i nuk tregojnë se si e kanë bërë atë para rishikimit të buxhetit, sepse deri atëherë në buxhetin e PSP-së nuk ishin paraparë fonde për pagesë të detyrueshme.




Drejtoria e të Ardhurave Publike

"DAP ka autorizim të zhvillojë procedurë për pagesë të detyrueshme për borxh për kontribute sociale. Informacionet për procedurat e këtilla ndaj taksapaguesve përbëjnë sekret tatimor ?

Në Ministrinë e drejtësisë në takimin që morën pjesë më shumë përfaqësues të institucioneve është biseduar pikërisht për pagesën e pagave të mbetura, por edhe për Dekretin e Qeverisë me të cilin ua pagoi pjesën e mbetur kurse Kushtetuesja vendosi ta shfuqizoj.

Ministria e drejtësisë

?Ridestinimi që është bërë në bazë të Dekretit është ndryshuar me rebalancin e buxhetit?

 Rreth qindra persona mbetën pa punë në PSP pasi Katica Janeva u arrestua kurse Specialja mbeti pa nënshkrues të autorizuar, përfshirë edhe pagat në këtë institucion.

?Të punësuarit në PSP ende shkojnë në punë dhe kanë obligime të rregullta. Në këtë prokurori ata do të punojnë deri më 15 shtator kur  i skadon mandati PSP-së, ndërsa më pas do duhet të risistemohen në prokurorinë e rregullt. Por, ligji i ri për prokurori publike e shkurton këtë afat dhe ligjin për PSP e ndërpret më 30 qershor.

Igor Stefanovski

Share This Video


Download

  
Report form