"Jetojmë në një botë që vuan nga uria, jo vetëm nga uria për bukë por nga uria për dashuri?- ka thënë Nënë Tereza. Sot më shumë se kurrë do të gjente zbatim kjo shprehje, sidomos për fëmijët jetimë në këtë ditë. 20 maj në Shqipëri njihet si ?Dita Kombëtare e Jetimëve?, një ditë reflektimi dhe apeli ndaj të gjitha autoriteteve për t'i ndihmuar dhe për tju ardhur në ndihmë kësaj kategorie, të cilët fatkeqësisht nuk janë të pakët në numër. Janë 31 mijë fëmijë jetimë në të gjithë vendin, dhe rreth 1600 prej tyre kanë statusin e jetimit. Problematikat që hasin këta fëmijë, janë të trashëguara ndër vite, probleme të cilat thellohen akoma më shumë kur ata pas moshës 15-vjeçare detyrohen të lënë qendrat rezidenciale të përhershme për tu përballur vetë me gjithçka që nga shkollimi, punësimi e deri tek gjetja e një banese për të jetuar. Në shoqërinë shqiptare në fakt një problem më i madh është mosrespektimi i të drejtave të këtyre minorenëve, të cilët shpesh diskriminohen, madje edhe dhunohen. Jo më larg se disa ditë më parë, një 15 vjeçar, jetim në kryeqytet është dhunuar fizikisht dhe verbalisht, sepse ka shkelur orarin e vendosur gjatë kësaj periudhe, teksa bënte xhiro me biçikletë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë ku ka pezulluar efektivin nga detyra për shkelje të rregullores, por a është kjo forma e duhur për të trajtuar këta të mitur, të cilët ndryshe nga të tjerët duhet të kenë një përkujdes më të madh? Sot është dita e tyre ndaj ne diskutuam me Ilir Çumanin, i cili prej vitesh tashmë ka si kauzë mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel