Pa Gjurmë- Gjendet tre ditë pasi humbi avokatja Jonilda Metaj, 32 vjeçarja ndodhej në…

Report TV 2020-05-20

Views 7

Një tjetër e humbur që u denoncua në emisionin ?Pa gjurmë? fatmirësisht është kthyer në familje. 32- vjeçarja, Jonilda Metaj, me profesion avokate u zhduk papritur të martën e kaluar më datë 12 maj. Në një lidhje telefonike live në studion e emisionit ?Pa gjurmë?, nëna e saj Sherife Metaj tha se 32-vjeçarja ishte parë duke hipur në një Furgon, ndërsa vuri në dispozicion edhe një video nga kamerat e sigurisë, që treguan lëvizjen e fundit të 32-vjeçares. Pas apelit të bërë në studion e emisionit familjarët arritën në gjurmët e vajzës, në Tiranë. Jonilda u gjet të shtunën më datë 16 maj ndërsa pasi kishte marrë furgonin kishte mbërritur në kryeqytet. 32-vjeçarja ka mbaruar juridikun dhe ka edhe një zyrë avokatie në qytetin e Vlorës. Nëna në ?Pa gjurmë? ndan me publikun lajmin e mirë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS