TIRANE-Imami i Xhamisë së Medresesë Marius Tafani u shpreh për Report Tv se këtë vit Bajrami nuk do të falet në sheshin 'Skënderbej' sikur është traditë. Ai tha se secili besimtar do ta falë Bajramin pas pak ditësh në xhami, respektivisht në zonat e tyre për shkak të COVID-it. Pas dy muajsh mbyllur tashmë janë hapur xhamitë, por me protokoll sigurie.