Ka përfunduar takimi i opozitës së bashkuar me ambasadorët e vendeve të BE në selinë blu, mes tyre edhe Luigi Soreca.
Në një deklaratë për mediat Basha zbuloi detaje nga takimi:
?Shqipëria po bën hapa mbrapa, Kriza po thellohet prej veprimeve të javëve të fundit. Po e largojnë Shqipërinë nga Europa. Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e integrimit europian dhe për plotësimin e kushteve.
Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të plotësojë kushtet e integrimit, që të hapë negociatat, dhe të ketë mbështetje politike dhe ekonomike. E ka dhe më shumë të nevojshme.
Çështja e dytë ka qenë ekonomike. Pasi Rama kërkon që ehe në kohë pandemia t?i çojë lekët diku tjetër. 7 në 10 familje shqiptarë janë në humnerë ekonomike. Nuk ka asnjë mbështetje simbolike. Në tërësi është një situatë shumë e vështirë, si tek baza ushqimore por dhe tek biznesi që po falimenton. Bizneset prodhuese janë në vështirësi.
Nga ana tjetër me ardhjen e sezonit veror sërish bizneset janë në vështirësi. Këto ishin dy shqetësimet e mia. Ne do të bëjmë gjithçka që të ecë integrimi dhe nga ana tjetër.Të kemi një plan me BE për të mbështetur familjet shqiptare për shkak të krizës së rëndë ekonomike, punësimit që po kthehet edhe në plagë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#TopChannel