http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtuesit e opozitës Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu janë në mesin e 9 personave të proceduar nga policia e shtetit me akuzen e organizimit të protestes së paligjshme të hënën pasdite në orën 16 e 30 në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.Sipas policisë se komisariatit Nr.1 në Tiranë, lideret e partive opozitare kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.Më poshtë janë inicialet e personave të proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?:R. B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L.Ndonëse në podiumin e protestes ishin vetëm artiste dhe personazhe nga shoqërua civile, Basha, Kryemadhi dhe Mediu dolën publikisht në mbështetje të protestes dhe ftuan mbështetësit e tyre të dilnin në bulevard pas prishjes së Teatrit Kombëtar.