Top News - Hapja e kufijve! Hezitim për Italinë dhe Spanjën

Top Channel Albania 2020-05-20

Views 1

Me Italinë dhe Spanjën, vende veçanërisht të goditura nga koronavirusi dhe ku janë ende në fuqi një sërë kufizimesh, duhet të vazhdojmë bisedimet?, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pas videokonferencës me 10 vende që përfaqësojnë destinacionet kryesore të gjermanëve për pushimet e verës.


?Gjermania, nuk është në favor të marrëveshjeve dy palëshe?, tha ai, por kërkon një proces të koordinuar dhe transparent në BE.

?Ne shpresojmë që nga 15 qershori të jemi në gjendje të zëvendësojmë paralajmërimin tonë kundër udhëtimeve globale me këshilla për udhëtimin për të gjithë, që do të shpjegonin se ku mund të udhëtohet, cfarë duhet pritur e ndoshta edhe të tregojmë se ku nuk mund të shkohet.?

Shifrat e pandemisë po përmirësohen në shumë vende evropiane por, për ministrin e jashtëm gjerman, udhëtimet nuk do të jenë të mundura për të gjithë këtë verë.

?Ne?, tha ai, ?do të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nuk duam të japim përshtypjen se gjithçka do të jetë njësoj pavarësisht se ku shkon.?

Komentet e ministrit gjerman, pasojnë ato të homologut të tij italian, luigi di maio, që ka siguruar se nga 3 qershori, Italia është e gatshme të rihapë kufijtë. Sipas Di Maios, në atë datë, Italia do të rifillojë qarkullimin e lirë mes rajoneve dhe do të lejohet edhe hyrja e turistëve evropianë.

?Strukturat tona janë gati?, ka thënë Di Maio. Spanja në anën tjetër mund të rihapë kufijtë për turistët e huaj duke filluar nga fundi i qershorit, kur vetë spanjollët do të munden të lëvizin brenda vendit të tyre. Zyrtarët spanjollë kanë thënë se shpresojnë që nga fundi i qershorit të rikthejnë në jetë turizmin ndërkohë që zbutja e masave kufizuese, në mënyrë graduale, po vazhdon mirë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Spain#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form