Teatri i rrënuar, apo dhuna që mposht artin!?- Kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews, dhe Youtube.
Shkatërrimit të teatrit Kombëtar, ju mbivendos një dhunë e ashpër dhe shumë harbute e policisë speciale, që veproi në mënyrë shumë agresive.
Tërheqja zvarrë e protestuesve ishte e turpshme dhe rrënqethëse, në mes të kryeqytetit dhe krejt shpërfillëse nga qindra kamerat që transmetonin live.
Kështu ndodhi edhe te rrethrrotullimi Shqiponja me banorët dhe pronarët e Astirit, por mungoi solidariteti. Po ndodh e njejta gjë!
A jemi një popull tashmë i nënshtruar?
Të ftuar në studio:
1. Neritan Ceka
2. Artur Çani
3. Juli Emiri
4. Adriana Kalaja
5. Elio Laze në lidhje direkte?