Opinion - Shembja e teatrit, Veliaj: Presidenti beri hile me padine ne Gjykaten Kushtetuese

RTV KLAN 2020-05-18

Views 0

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një çështje që ka krijuar debat publik. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan ka sqaruar se për prishjen e godinës nuk u organizua referendum pasi nuk ka patur asnjë kërkesë të tillë.

Sa i përket padive të Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje, Veliaj u shpreh se padia duhet të ishte bërë në Gjykatën Administrative.

Blendi Fevziu: Pse nuk e futët në referendum këtë çështje?

Erion Veliaj: Nuk pati asnjë kërkesë për referendum!

Blendi Fevziu: Pse nuk pritët Gjykatën Kushtetuese?

Eroin Veliaj: Presidenti këtu ka bërë një hile se ky është akt administrativ që çohet në Gjykatën Administrative. Ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile. Ky urdhri që nuk e ka Teatrin Kombëtar në zonat e mbrojura është firmosur nga vetë Bujar Leskaj. Sot si kryetar i KLSH ai thotë rekomandoj, do të thotë që nuk ka fuqi vendimmarrëse. Vajti Presidenti bëri një hile ndaj atyre të vetëve se mua nuk ma hedh njeri.

Blendi Fevziu: Pse nuk bëtë mbledhje të hapur?

Erion Veliaj: Sepse të gjitha mbledhjet gjatë aktit normativ janë bërë online.

Blendi Fevziu: Ishit për ta shembur godinën?

Erion Veliaj: Kam qenë gjithmonë për një godinë serioze, moderne që mos shkohet me batanije në dimër. /tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form