Meta e Basha, akuza Rames per teatrin |Lajme-News

RTV KLAN 2020-05-17

Views 0

Vendimin e opozitës pas prishjes së Teatrit Kombëtar, Lulzim Basha e nisi me një keqardhje për marrëveshjen e nënshkruar mes tij dhe Kryeministrit Rama tre vjet më parë, duke paralajmëruar nisjen e protestave deri në largimin e qeverisë.

?Koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Dua të garantoj sot shqiptarët se ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë! duke nisur me vendimin për të mbështetur të gjitha protestat qytetare dhe për të organizuar edhe ne, bashkë me ta, një rezistencë shembullore popullore kundër këtij regjimi, kundër këtij krimineli dhe hajduti ordiner?.

Ashpër reagoi edhe Presidenti ilir Meta duke e cilësuar krim kushtetues shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

?Në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ?67 mbi kishat dhe xhamitë.Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm?.

Kryeministri Rama nuk reagoi drejtperdrejte ndaj presidentit dhe kryedemokratit, por ai postoi nje video ku shfaqen disa nga projektet e realizuara në Tiranë, e që sipas kreut të qeverisë të gjitha janë kundërshtuar me protesta.

Rama kujton protestat për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit, Sheshin Skëndërbej, Pazarin e ri, Bulevardin e ri, Arenën kombëtare, Kalanë e Tiranës, Unazën e Madje, si dhe atë në Parkun Rinia.

Ne video thuhet se ata që po kundërshtojnë teatrin, janë të njëjtët që kundërshtojnë çdo projekt të ri në Tiranë, por Tiranën nuk e ndal dot kush.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form