#tvora #rtvoranews
Prishja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar zemërimin e artistëve, qytetarëve si dhe të opozitës jashtë parlamentantare. Pas dy mbledhjesh radhazi në selinë e Partisë demokratike, aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë vendosur që të nisin organizimin e protestave popullore për largimin e qeverisë së edi Ramës.
Për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri me 23 qershor do të jetë e vështirë që qytetarët të grumbullohen në protesta, por Lulzim Basha thotë se e ka një zgjidhje.
Lulzim Basha shprehu edhe zhgënjimin ndaj marrëveshjes politike të bërë me 17 maji, 3 vite më parë. Madje para gazetarëve bëri edhe një mea culpa duke i mbyllur derën e dialogut kundërshtarit të tij politik.
Ndërsa më herët nga selia blu kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ju bëri thirrje qytetarëve që të mos i bindeve shtetit policor të Edi Ramës.
Mos reflektimi i qeverisë dhe rikthimi i protestave të opozitës pritet të ndryshojë rrjedhjen e ngjarjave politike përsa i përket reformave që duhen bërë me konsesus për rrugën drejt BE.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kryemadhi-mberrin-ne-seline-e-pd-prit-vendimi-politik-i-opzites
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp