Nuk ka asnjë njoftim për vendimin e Gjykatës Supreme për rastin ?Tanku? për të cilin Gordana Jankullovska nga Gjykata e Apelit u dënua me 4 vite burg për blerjen e Mercedesit të blinduar.
Gjykata Supreme
?Gjykata Supreme vepron sipas rekomandimeve dhe masave të Qeverisë për mbrojtje nga Kovid 19, që reflektohet edhe në kohëzgjatjen e procedurave të lëndëve të rregullta?.
Rishqyrtimi i jashtëzakonshëm i aktvendimit më shumë se 11 muaj gjendet në duart e gjykatësve suprem. Ata për dënimin e Jankullovskës mbajtën seancë në janar. Atëherë edhe pse ishin para vendimit, gjykatësi suprem Risto Katavenovski u shkarkua nga Këshilli prej pesë gjykatësve. Kjo Supremes ia vështirësoi punën. Kishte procedurë për zgjedhjen e gjykatësit të ri në Këshill, por ata ende nuk janë mbledhur për të diskutuar. Ndërkaq, Jankullovska nuk hyri në burg. Fillimisht për shkak të lindjes së fëmijës, ndërsa më pas Supremja, derisa në krye të saj ishte Jovo Vangellovski, vendosi që ajo të mos shkojë në burg deri në vendimin përfundimtar. Një vit më pas, Jankullovska punon në VMRO-DPMNE. Por nga partia nuk tregojnë në çfarë pozite është e angazhuar, e as cilat janë obligimet e saja.
DPMNE
?Gordana Jankullovska ka lidhur marrëdhënie pune me VMRO-DPMNE-në dhe nuk ka kurrfarë angazhimi politik, e as angazhim lidhur me Qendrën për komunikim?.
Jankullovska është e dënuar me vendim të plotfuqishëm me katër vjet burg për mënyrën se si e ka porositur Mercedesin në vlerë prej 600 mijë euro. Në rastin ?Tanku? vendim përfundimtarë nga Gjykata Supreme presin edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili u dënua me dy vjet burg dhe u arratis nga shteti, si dhe ish ndihmësi i ministrit të brendshëm Gjoko Popovski, i vetmi që është në burg ku vuan dënimin prej 4 vite e gjysmë.
Gjykata supreme
?Punohet në rastin ?Tanku?
Kovid 19 dhe masat ndikojnë në punë
VMRO
Gordana Jankullovska punon në VMRO-DPMNE
Nuk është e angazhuar as në politikë e as në Qendrën për komunikim.
Igor Stefanovski