#tvora #rtvoranews
Ndryshimi i formulës së blerjes së energjisë elektrike nga shteti te privati, duket se do të marrë zgjidhje në gjykatë. Kryetarja e bordit të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme Anita Shushku, thotë se vendimi do të sjellë faliment të disa kompanive, ndërsa thekson se nuk është konsultuar me herët.
Vendimi i qeverisë për të ndryshuar formulën e blerjes së energjisë duke ulur koefiçentin , do të prekë rëndë sipërmarrësit e hidrocentraleve, të cilët thonë se mund të shkojnë deri në faliment. Kryetarja e bordit të Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme Anita Shushku, thotë se vendimi është arbitrat pasi bie ndesh me kontratën e parashkruar.
''Neni i parë i kontratave tona të koncensionit, thotë që qeveria shqiptare pavarësisht ndryshimit të politikave, do të jetë garantuese e kësaj kontrate koncensioni. Në qoftë se kjo kontratë falimenton, natyrisht që shkaku kush ka implememtuar, do jetë çmimi, atëherë është qeveria shqiptare. E papërballueshme nga ana ekonomike dhe nga ana e sigurisë juridike. Çfarë mund të ndodhë nesër? Mendoj që në asnjë mënyrë ne nuk do të arrijmë dot që ta kthejmë investimin për 15 vjet.''
Ndryshimi i rregullave të lojës, duket se kësaj here, do të përfundojë në gjykatë.
''Hapi i parë, ne do ta kundërshtojmë nga ana ligjore. Do marrim të gjitha masat për ta kundërshtuar ligjërisht në gjykatë.''
Ekspertë të energjitikës vlerësojnë se ndikim në vendimmarrje, ka patur thatësira e këtyre viteve por dhe pandemia.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/qeveria-ndryshon-formulen-e-blerjes-se-energjise-se-rinovueshme
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv