Rama: Gjithçka hapet te Henen, perveç transportit dhe aktiviteteve te mbyllura

RTV KLAN 2020-05-15

Views 0

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se nga e Hëna, përveç transportit publik dhe aktiviteteve sportive e kulturore në ambiente të mbyllura, çdo gjë do të jetë e hapur.

?Vazhdoj dëgjoj sojin e papërgjegjshëm të atyre që i bien fyellit në atë vrimë si në fillim, duke thënë se s?ka virus, se kjo po bëhet për protesta? këto broçkulla t?i lëmë dhe të fokusohemi tek shkenca dhe nëse duam konfirmim t?i referohemi burimeve ndërkombëtare të informacionit. Të mos merremi me llafe, jo kudo është hapur, vetëm Shqipëria kështu e ashtu? Ne nga e Hëna, përveç transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur. Transportin publik nuk e hapim dot, baret e restorante në ambiente të mbyllura, palestra? gjithçka tjetër do të jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do të jetë shumë i madh, sidomos me baret e restorantet e kemi thënë shpesh, sepse është kaq e rrezikshme që të ulesh në një bar duke mos respektuar rregullat e protokollin. E kuptoj se protokolli e ruajtja e distancave mes tavolinave është një pengesë, sepse nuk mund të kesh aq tavolina sa ke pasur, por është një domosdoshmëri. Pra hapemi tërësisht?.

Kryeministri Rama u shpreh se nëse numri i të infektuarve do të jetë si në këto dy ditët e fundit, do të jetë një problem.

?Lëvizja e numrave nëse do të vazhdojë të jetë kështu do të jetë një problem, prandaj përsëris që në këtë situatë, secili prej nesh është vendimtar, sjellja në raport me rregullat është deçizive sepse në kushtet e hapjes, nuk është për mua një çështje ekskluzive e policisë, shtetit, kontrolleve apo thjeshtë dhe vetëm e kornizës ligjore, por më shumë sesa të gjitha këto bashkë, çështje e vetëdijes dhe kontributit qytetarë. Jemi në një situatë kur është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd dhe të tjerëve?. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS