Pa Gjurmë-“Fëmijën nuk e shpëtova dot, të paktën të gjej Martinin”/Gruja jep lajmin e hidhur

Report TV 2020-05-15

Views 0

Ai u bë dy javë i humbur, ndërsa bashkëshortja humbi edhe fëmijën në bark. Martin Seleni nga Vlora u zhduk pasditen e 4 majit. Thirrjes së bashkëshortes gjatë një lidhje telefonike për Report TV, në emisionin 'Pa gjurmë' 34-vjeçari nuk i është përgjigjur, sa kohë nuk ka ende asnjë gjurmë të tij. Por i dhimbshëm pas humbjes së Martinit ishte dhe lajmi i humbjes së fëmijës, që çifti po priste. Ishte shtatzënë, afro 4 muajsh kur e shoqja denoncoi humbjen në emisionin ?Pa gjurmë?, duke bërë apel për kthimin e Martinit në shtëpi. Ajo është sërish në kërkim të tij, por me një brengë edhe më të madhe. Bashkëshortja e Martinit përlot me apelin që bën sërish, kur sot më shumë se kurrë ka nevojë për Martinin.?Tashmë e kam humbur fëmijën tim. Për fat të keq, ndoshta duhet të ndodhte kështu. Fëmijën e humba dje. Është humbje dyfish për mua Ne s?kemi asnjë informacion. Ka qenë ditë e hënë kur ai u zhduk. E mora në telefon së doja të më shoqëronte për vizitën e radhës, për shkak se isha shtatzënë. Ai hëngri bukë, piu një cigare dhe hapi derën të largohej. Më tha se do të kthehej në orën 3 të drekës. Që nga ai moment nuk e takova më. Prindërit janë të shokuar. I vëllai ka kërkuar në të gjithë Vlorën dhe deri tani asgjë. Martini kishte problem me telefonin, një herë e merrte dhe herë të tjera jo. Iu luta ta merrte telefonin atë ditë, por nuk e mori. Nuk e si pse. Nuk kishte bërë asnjë plan për tu larguar. Ne kishim 5 muaj që jetonim bashkë. Edhe sot që flasim bashkë paratë janë ende në bankë.?, përlotet bashkëshortja.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS