#tvora #rtvoranews
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur në Sukth shqetësimin se banorët përveçse po vuajnë pasojat e tërmetit nuk po marrin asnjë ndihmë për kujdes shëndetësor për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Sipas Bashës, Rama i ka braktisur shqiptarët, ndërsa mënyra si ai menaxhon situatën ka goditur rëndë ekonominë.
Lulzim Basha: Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.
RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.
Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t'u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/basha-ne-sukth-pandemia-ekonomike-ka-prekur-shqiptaret-rama-i-ka-braktisur
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp