Wake Up/ Edmond Budina: I zhgënjyer shumë nga një pjesë e kolegëve. U blenë me 2 lek

Top Channel Albania 2020-05-15

Views 0

Në kulmin e debatit për Teatrin Kombëtar e kur tashmë duket se fati i godinës është vendosur nga Këshilli i Bashkisë së Tiranës përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin janë të bindur për të qëndruar deri në fund në mbrojtje të kauzës së tyre. Regjisori Edmond Budina bëri thirrje që t'i bashkohen kësaj kauzës duke e konsideruar një çështje me rëndësi kombëtare. Çështja e Teatrit Kombëtar është ndoshta një nga debatet më të qëndrueshme në këtë vend, po aq sa qëndresa e Aleancës për Teatrin. Shumë qytetarë, organizata e institucione i janë bashkuar kauzës por po ashtu ka pasur edhe të larguar. Regjisori Edmond Budina shprehet entuziast për përkrahjen e madhe që ka pasur kjo çështje, sidomos nga qytetarët e thjeshte dhe ndjehet po aq i zhgënjyer nga një pjesë e kolegëve artistë.
"Nga një pjesë e kolegëve jam zhgënjyer shumë. Nuk është fakti pse nuk u bashkuan me ne por të marrin nëpër gojë të fyejnë. Nesër apo pasnesër atyre do t'u mbetet turpi. Do thonë për ta: "Ah ata që u shitën dhe u blenë me dy lek". Ne nuk kemi bërë deklarata që do shtrihemi do theremi...ne jemi këtu për ta mbrojtur teatrin dhe po e bëjmë realisht dhe nuk kemi marrë asnjë përfitim qoftë nga kjo qeveri dhe as nga të mëparshmet."- tha regjisori Budina.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS