Wake Up/ Komuniteti LGBTI, marshon online. U kërkojnë qytetarëve mbështetje nga ballkonet

Top Channel Albania 2020-05-15

Views 0

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, këtë vit nuk do të ketë një paradë në shesh nga komuniteti LGBTI, me rastin e 17 majit, ditës ndërkombëtare kundër homofobisë. Ndaj, të gjitha aktivitetet e parashikuara por edhe shumë nisma inovative po zhvillohen online dhe një përmbledhje e tyre do të publikohet të dielën. Projekti mbi ?Promovimin e Diversititetit dhe Barazisë në Shqipëri? nën programin e përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës po mbështesin organizatat ?Aleanca LGBTI?, ?Pro LGBTI? dhe "Streha LGBTI" për të promovuar sa më shumë këto aktivitete, të cilat përkojnë edhe me 10 vjetorin e "Marshimit të Krenarisë në Shqipëri". Disa nga aktivitetet lidhen me shfaqjen e talenteve të këtij komuniteti, njohja me shkrimtarët më të famshëm që janë pjesë e tij, promovimi i aktivistëve gjatë karantinës, ekspozitë fotografike në kushtet e izolimit, valëvitja e flamujve të komunitetit në ballkonet e shtëpive...etj. Për të folur më shumë lidhur me idetë kreative të aktivistëve por edhe të mbështetësve të tyre, do të lidhemi në skype me Iva ?okun, e cila është oficere projekti për Barazinë dhe Diversitetin në Këshillin e Evropës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form