#tvora #rtvoranews
I futar në emisionin ''Ekopolitikë'' nga gazetari Besart Kadia në ''RTV Ora'', ekonomisti Pano Soko tha se do mungojnë 2 miliardë euro në ekonomi për shkak të krizës nga pandemia dhe kjo përkthehet në humbjen e 200 mijë vendeve të punës.
Sipas tij, ekonomia do vazhdojë të bjerë edhe pasi të rihapet sepse njerëzit janë të frikësuar dhe duan të kursejnë.
Pano Soko: ''Një krizë ekonomike do të prodhonte pasoja pothuajse edhe më të mëdha se çdo të prodhonte një krizë epidemike. Në një situatë krize ku ne mesatarisht prodhojmë rreth 2 milardë euro ekonomi të munguar , të gjitha këto 2 miliardë për tu korrektuar do të bien mbi vendet e punës. Në qoftë se mesatarisht produktiviteti për rrogat mesatare shqiptare është 1 me 2, po marrim rastin më të mirë, atëhere i bie që një vend pune i bie që një vend punë kushton 10 mijë euro ekonomi. 10 mijë euro ekonomi është një vend pune, për 2 miliardë euro janë 200 mijë vende pune. Pra 200 mijë vende pune do të humbasin. Këo 200 mijë vetë çfarë do bëjmë? Njerëzit janë të frikësuar dhe nuk janë të prirur për të blerë por që të kursejnë. Pra ekonomia do vazhdojë të bjerë edhe pasi të hapet.''
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/soko-rrezikohen-200-mije-vende-pune-ekonomia-do-bjere-sepse-njerezit-jane-te-frikesuar-dhe-do-kursejne-parate
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv