Report TV - Karantina rrit konsumin në Fier, përgjegjësi: 50 ton mbetje më shumë në ditë

Report TV 2020-05-14

Views 0

Këto ditë të karantinës është rritur dhe numri i mbetjeve urbane në Fier, nga 230  ton në  280 tonë në ditë.

Për të përballuar rritjen e volumit të mbetjeve urbane për shkak  të rritjes nga karantinimi  i qytetarëve, i cili është rritur nga 230 ton në 280 ton në dite, jo vetëm nga Fieri por edhe nga  9 njësite administrative që administrohen nga Bashkia e Fierit, janë marrë masat e trajtimit në fushën e mbetjeve të qytetit.

Sasia që vinte më para ishte 220-230 ton në ditë, ndërsa në ditët e karantinës ka shkuar 270-280 ton ne ditë. Në këtë situatë të pazakontë ne kemi marrë të gjutha masat për përballimin e situatës për heqjen e mbetjeve urbane në qytet. Tre janë prioritet tanë për momentin. E para të mbajmë pastër qytetit, të mirmenaxhojmë mbetjet urbane këtu te fusha dhe të dezinfektojmë të gjitha mjeteve publike të qytetit,"- shprehet përgjegjësi i fushës se mbetjeve urbane në bashkinë e Fierit Viktor Goga.

Gjithashtu sipas të njëjtit burim po merren masa  njëkohësisht edhe për mbrojtjen nga zjarri për shkak të rritjes së temperaturave, si dhe për përgatitjen e largimit të mbetjeve të depozituara, drejt impianti të ri të mbetjeve urbane.

Share This Video


Download

  
Report form