Një muaj Ramazani ndryshe! Video me mesazhet e vipave shqiptarë: Kësaj herë falemi ndryshe

Report TV 2020-05-14

Views 0

Muaji i Ramazanit ka nisur ndryshe për shkak të periudhës së vështirë të pandemisë.

 Besimtarët kanë zgjedhur të falen e të luten nëpër shtëpitë e tyre, duke respektuar në maksimum rregullat e vendosura për distancim.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar në Facebook një video me disa nga personazhet e famshëm shqiptarë, të cilët bëjnë thirrje që Ramazani këtë herë të falet ndryshe, në shtëpi dhe pranë familjes, duke mbrojtur kështu heronjtë tanë, ata që janë në vijën e parë kundër Covid-19.

"Sot është e Premtja e parë e muajit të Ramazanit, por kësaj here falemi ndryshe, në shtëpi, pranë familjes sonë sepse vetëm kështu mund të mbrojmë heronjtë tanë, ata të vijës së parë kundër virusit. Këtë bënë dhe besimtarët e tjerë para pak javësh!

Vetëm duke u falur e lutur në shtëpi mbrojmë jetën!", shkruan Veliaj në videon e postuar në rrjetet sociale.

Share This Video


Download

  
Report form