#tvora #rtvoranews #behgjetpacolli #kosove
AKR e Behgjet Pacollit nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re në Kosovë të kryesuar Avdullah Hoti i LDK-së.
Por Pacolli në një intervistë për Ora News tha se dy votat e AKR në Kuvend do të shkojnë për formimin e kësaj qeverie.
Pacolli: AKR mbetet jashtë koalicionit por do të mbështetë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Dhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie.
Rrëzimin e qeverisë Kurti e shikon në një moment të papërshtatshëm, por shton se qeveria e tij në 3 muaj nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Pacolli: Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetartët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë por nuk duhet harruar edhe një fakt.Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në 3 muaj, të tregojë një akt pozitiv.Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur është duke bërë gabime çdo ditë.Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, kemi probleme sociale të mëdha në Kosovë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/akr-do-te-mbetet-ne-opozite-pacolli-ora-news-do-ta-votojme-qeverine-e-re
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv