Alkoolin që pinin nëpër lokale në kohën e pandemisë e kanë konsumuar në shtëpi. Baret janë mbyllur, por konsumi vazhdon në rrugë, në banesa, mes familjarëve apo miqve.
Nëpër rrugët e Tiranës provat janë të dukshme. Po ashtu edhe nëpër markete. Megjithatë, përkundër pritshmërise se vetëizolimi do të rriste problemet me alkoolin, numri i rasteve të paraqitura në Urgjencën Mjeksore në QSUT është ulur gjatë 2 muajve të fundit.
?Pacientët si në mbidozë ashtu edhe ata në krizë janë në numër më të vogel krahasuar me rastet e paraqitura në urgjencë përpara karantinimit. Mendoj që një nga faktorët kryesorë ka qenë karantinimi dhe marrja e shërbimit shëndetësor nëpër pika të afërta me vendin rezidencial?, thotë mjeku toksikolog Alert Drishti.
Mjekët theksojnë faktin se alkooli nuk ndihmon në mbrojtjen ndaj koronavirusit, përkundrazi mund të shtojnë stresin.
?Grupmosha kryesore është 20 deri 60 vjeç, pra mosha active në punë. Nuk e kalon dot stresin, madje pasi bie ne kontakt me këto subtanca stresi shumëfishohet?.
Edhe psikologët pohojnë që rritja e ankthit gjatë karantinës nuk është përkthyer gjerësisht në shtimin e dozave alkoolike.
?Nuk kam pasur raste të tilla. Njerëzit shkojnë drejt alkoolit por nuk kalon në nivele të larta që mund të themi se janë të alkoolizuar?, shprehet psikologia Aurela Agalliu.
Studimet rendisin kanadezët në vendin e parë për konsumin e alkoolit gjatë karantinës. ¼ e personave të moshës 35 deri 54 thonë se e kanë rritur dozën e alkoolit për shkak të stresit dhe ankthit.
Ndërsa në Britaninë e madhe 21% e personave të pyetur thonë se kanë konsumuar më shumë alkool gjatë masave shtrënguese, përkundër 35% që pohuan se kanë pirë më pak.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/