Peshkataret ne greve per cmimin e naftes | Lajme – News

RTV KLAN 2020-05-14

Views 5

Çmimi i karburantit ka ngritur në grevë pa afat peshkatarët e Durrësit.

Sipas vendimit të qeverisë, ata duhet të furnizohen me naftë pa akcizë dhe çmimi të ketë si bazë çmimin e bursës.

Por kryetar i organizatës së menaxhim-peshkimit, thotë se ata po furnizohen me çmim më të lartë se bursa.

?Kompanitë furnizuese importuese kanë shkelur vendimin që i urdhëron të furnizojnë pa akcizë me çmim burse. Kanë ndërprerë furnizimin, pabesi nga kompanitë importuese. Sot çmimi i bursës shkon në rreth 200 Lekë të vjetra për litër, ndërkohë që e blejnë naftën me më shumë se 600 Lekë për litër?.

Kryetari i Sindikatës së Peshkimit shprehet se sektori i tyre kërkon vetëm respektimin e vendimit të qeverisë.

?Nafta është ajka që kjo flotë të vihet në funksionim. Çmimi ka rënë në gjithë botën, ky është një moment që flota duhet ta shfrytëzoje. Të respektohet ligji?.

Flota në Durrës numëron rreth 120 varka dhe anije peshkimi. Mbyllja e restoranteve ka bërë që gjatë periudhës së karantinës të punojë vetëm një pjesë e tyre.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form