I vetmi vend në rajon që duket se është drejt fundit të pandemisë, është Mali i Zi. Sipas përfaqësuesve të Shëndetit Publik dhe atyre që merren me ecurinë e sëmundjeve infektive, për disa ditë rresht, Mali i Zi nuk ka raportuar asnjë rast dhe ky është një tregues shumë i mirë për ecurinë e epidemisë. Megjithatë autoritetet kanë bërë thirrje se masat dhe ndjekja e rregullave duhet të vazhdojë sepse në të gjithë botën po flitet për një valë të dytë të epidemisë, madje ekspertët kanë ngritur shqetësimin se vala tjetër mund të jetë me pasoja për ato vende që patën një ecuri të butë të përhapjes së virusit dhe fillojnë menjëherë të çlirohen nga izolimi. Ndërkaq Shefja e Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Sanja Medenica, ka lajmëruar se së shpejti do të filloj testimin mbi baza vullnetare në mënyrë që të evidentohen sa më shumë pacientët pa simptoma të virusit. Një e dhënë tjetër nga Mali i Zi është se deri tani rreth 20 përqind e të infektuarve kanë qenë fëmijë, bartës të virusit që nuk kanë shfaqur simptoma. Megjithatë për të ditur si është situata në Malin e Zi ishim në një lidhje skype me doktor Arlind Lika i cili punon në qendrën shëndetësore të Ulqinit.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel