Prof. Pirro Prifti thekson se me shumë gjasa do të ketë një hapje graduale në 14 maj. Në një lidhje skype për ?Repolitix? mjeku Prifti, lektor në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës sqaroi se ekziston hipoteza se vendet lindore kanë më pak vdekshmëri se vendet perëndimore. ?Besoj se në Shqipëri situata është e stabilizuar. Do ketë raste sporadike. Mendoj se futja e virusit në Shqipëri ka ndodhur nga data 20 shkurt nga lëvizjet. Besoj se ka ardhur në këtë muaj nga emigrantët, kryesisht nga Itali dhe Greqia. Dhe duke patur parasysh kohën e inkubacionit, që është 14 ditë ka fiolluar nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit.?- u shpreh mjeku. Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Suedia u dallua për të kundërtën. Të gjithë të flasin për vendin nordik dhe masat e saj të buta të bllokimit dhe izolimit. Edhe OBSH, nga ana tjetër, nuk ka dyshime. Mjeku Prifti thotë se pavarësisht kësaj, raporti i vdekshëmrisë është shumë i lartë se në vendin tonë.