Kryetari i AKR-së njëherësh deputeti, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka treguar se gjendet në Tiranë, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtruesit të detyrës të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ka hyrë në Kosovë me veturën e Presidentit.
Pacolli ka shkruar se Svecla me deklaratën e tij ka shkelur ligjet dhe kushtetutën.
?Ç?është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time?
Ç?janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votuam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?
Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj?.
Derisa këshilltari politik, Naim Murseli ka mohuar votën e Pacollit për Qeverinë Hoti.
Këtë e ka pohuar Mustafa para takimit me përfaqësuesit e Nismës, ku po ashtu kërkoj nga prokuroria hetimin e ministrit Sveçla.
Gjuhën e përdorur ndaj deputetit Pacolli e ka dënuar edhe shoqëria civile.
Si rrjedhojë e deklaratës së Sveçlës mbrëmjen e së mërkurës pati përballje edhe mes Presidentit dhe Kryeministrit në largim.
Presidenti tha se gjendet në shtëpinë e tij nëse duan të dinë më tepër Kurti dhe Sveçla për kalimin e kufirit të Vërmicës.
Në anën tjetër Kurti e quajti kalama dhe me sarkazëm e ftoi në debat publik duke e ftuar që ai ta marrë Pacollin e Kurti Sveçlën dhe shefin e Policisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BehgjetPacolli#AKR#TopChannel