Sot, përfaqësuesit e Odës së Zejtarëve kërkuan nga Qeveria që të ketë pagë minimale për ta, të cilën nuk do të kthejnë, e t'u jepet për aq kohë sa zgjat pandemia. Ata thonë se deri më tani nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë masë qeveritare.
"Zejtaria është në gjendje të vështirë. Ne i kemi dorëzuar vërejtjet dhe kërkesat tona që besojmë se duhet të përmbushen. Ministri tha që të gjitha kërkesat tona do të rishikohen dhe pranohen në mënyrë që të ndihmohen zejtarët të mbajnë dyqanet e hapura dhe t'i mbajnë vendet e punës?, deklaroi Agron Fazliji - Kryetar i Odës së Zejtarëve.
Alsat