Report TV -Tre orë debat, PD: PS u tërhoq nga provokimi i Ramës, kusht qeveria kujdestare!

Report TV 2020-05-13

Views 0

Koha po ikën, por palët sa vjen dhe largohen akoma më shumë nga konsensusi për Reformën Zgjedhore. Mbledhja e sotme u dominua nga debati pas deklaratave të Ramës dje. PD-ja tha se Gjiknuri u tërhoq nga provokimi i Ramës dhe se opozita i qëndron kushtit për qeveri kujdestare. Përfaqësuesi i PS-së theksoi se deklaratat, sipas tij, politike të Ramës nuk duhet të kthehen në sebep për të ikur nga tavolina. PD kundër depolitizimit? Bylykbashi: Në asnjë mënyrë Rama nuk do të marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar militantë. E revoltuar me qëndrimin e PS-PD që nuk e çojnë në mendje ndryshimin e sistemit, Rudina Hajdari u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen.

Share This Video


Download

  
Report form