Ora News - Pallatet u dëmtuan nga tërmeti, shumë banorë në Durrës përballen me pasojat

Ora News Lajme 2020-05-13

Views 0

#tvora #rtvoranews
Gati 6 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, shumë banorë në Durrës vijojnë të përballen me pasojat. Banorët e një pallati të dëmtuar rëndë protestuan të mërkurën pasi thonë se nuk kanë marrë ende përgjigje përfundimtare çfarë do të behet me ta.

Ky pallat në lagjen 14 në Durrës është shpallur i pabanueshëm si pasojë e dëmtimeve të marra nga tërmeti i 26 nëntorit!

50 familjet që jetonin aty kanë fituar bonusin e qirasë dhe janë strehuar në zona të tjera.

Por gati 6 muaj pas tërmetit, banorët thonë se ende nuk e kanë një përgjigje përfundimtare çfarë do të ndodhë me pallatin që sipas klasifikimit duhet të shembet.

Dyshimet thonë se ua ka shtuar mungesa e një përgjigje zyrtare nga bashkia.

Në pallat nuk banon askush, por disa prej tyre thonë se ende vijojnë të paguajnë faturat e ujit e dritave.

Ndaj këtë të mërkurë dolën në protestë për të kërkuar përgjigjet e munguara.

Durrësi ishte një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe mijëra objekte të dëmtuara.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pallatet-u-demtuan-nga-termeti-shume-banore-ne-durres-perballen-me-pasojat

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/K3BQDAhuLC4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS